Vajza e Astrit Deharit në Kuvend, ia ‘ndreqë’ ditën deputetes së VV-së

Vajza e Astrit Deharit në Kuvend, ia ‘ndreqë’ ditën deputetes së VV-së

Vajza e aktivistit të ndjerë të VV-së, Astrit Dehari, Asra Dehari, sot ka qenë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, përmes një fotografie të postuar në Facebook, ka thënë se vajza e Deharit ua ka ndequr ditën.

“Arsa, na ndreqi ditën “, ka qenë mbishkrimi i deputetes në foton e publikuar.

Në foto, Asra shihet e ulur në karrigen e Albulena Haxhiut, teksa deputetja e sheh atë me buzëqeshje.

Asra erdhi në jetë pas vdekjes së babait të saj, i cili po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në qelinë ku po mbahej si i dyshuar se “bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi, kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016”.

Në një shkrim pas vizitës që i është bërë në burg, Dehari  thoshte se dëshiron që familja dhe gruaja tij shtatzënë të jenë të sigurt. /Insajderi.com

Arsa, na ndreqi ditën ❤

Gepostet von Albulena Haxhiu am Montag, 8. Juli 2019