Vajza e Demaçit tregon mesazhin e fundit që ia la babai për Kosovën

Vajza e Demaçit tregon mesazhin e fundit që ia la babai për Kosovën

Vajza e veprimtarit Adem Demaçit, Abetarja gjatë fjalës së saj në emër të familjes në ceremoninë komemorative për babin e saj, ka thënë se babai i kishte lënë mesazh derisa ishte i sëmurë rëndë, për të vepruar çdo herë për të mirën e vendit.

Siç tha ajo, sipas Demaçit kjo arrihet vetëm në mënyrë kolektive.

“Babai im kishte një mesazh që më la, ai tregonte çdo herë se në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja, në këtë mënyrë asgjë ata s’mund t’i ndalte, por kështu si jeni nuk e njohin vetveten për një rrugë e për një qëllim. Babai i kombit sot u nda veç fizikisht fjalët dhe veprat e tij janë të përhershme”, tha vajza e Demaçit.

Në ora 12:00 Demaçi përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Velanisë.