Besiana Kadare propozohet si ambasadore e Shqipërisë në OKB

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit shqiptar me nam, Ismail Kadare.

Besiana Kadare propozohet si ambasadore e Shqipërisë në OKB

Ndërkohë që një propozim tjetër për ambasador është edhe ai i drejtorit të Kabinetit të ministres së Mbrojtjes, Gjergj Teneqexhiun, si ambasador në Japoni.

Dy kandidaturat janë dorëzuar në Parlament dhe do t’i nënshtrohen procesit të seancave dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme, njoftojnë mediet në Shqipëri.

Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO.

Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në këtë mision është ende në detyrë Ferid Hoxha, i cili është emëruar gjatë qeverisjes së PD-­së. /Insajderi.com