Vajza e Jakup Krasniqit reagon për bastisjen nga EULEX

Vajza e Jakup Krasniqit reagon për bastisjen nga EULEX

Vajza e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së tij, në mëngjesin e sotëm nga ana e EULEX-it, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, vajza e Krasniqit ka kritikuar deputetët të cilët votuan pro Gjykatës Speciale.

Derisa ka renditur disa nga deputetët që kanë dhënë votën për Specialen, ajo ka pyetur se, “A po ju pëlqejnë këto pamje, si po ndiheni me këto pamje?”.

Tutje ajo ka shkruar se “Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët e juaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli

Enver Hoxhaj

Elmi Reçica

Agim Aliu

Fadil Beka

Labinota Demi-Murtezi

Sala Berisha-Shala

Bekim Haxhiu

Xhavit Haliti

Ramiz Kelmendi

Latif Gashi

Adem Grabovci

Azem Syla

Zenun Pajaziti

Agim Çeku

Naim Fetahu

Besim Beqaj

Nezir Çoçaj

Rrustem Mustafa

Mexhide Mjeku-Topalli

Blerta Deliu-Kodra

Selvije Halimi

Xhevahire Izmaku

Hajdar Beqa

Salihe Mustafa

Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre

A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?

Babi sakrifikoi vitet me te bukura te jetes qe ne dhe femijet e juaj te gezojm lirine. Une jam krenare me babin tim, po femijet e juaj? Si ndihen me prinderit e tyre tradhetar? /Insajderi.com