
Vajza e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava edhe zyrtarisht i është bashkuar garës për të zënë një vend si deputete në Kuvendin e Kosovës.
Refiqe Tërrnava Beka është kandidate nga koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa dhe mban numrin 51 në listën e koalicionit.
“Duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi ndaj atdheut, e mbarë shoqërisë vendosa që edhe unë përmes kandidaturës time për deputete në parlamentin e Kosovës të jap kontributin tim maksimal për një të ardhme sa më të mirë të të gjithëve që jetojnë nën këtë nënqiell”.
“Plotësisht e vetëdijshme për përgjegjësinë, pengesat, sfidat me të cilat do të ballafaqohem edhe unë në të ardhmen, megjithatë mendoj që është koha për ndryshime. Andaj vendosa t’i bashkohem partisë e cila do t’i jap shpresë Kosovës sepse ka programin dhe fuqinë për ta bërë ndryshimin që e duam të gjithë dhe liderit i cili ka vizion për ta bërë Kosovën madhështore”, ka shkruar ajo./Insajderi.com