Vajza e Trumpit e pranishme në takimin e sotëm midis Kosovës dhe Serbisë

Vajza e Trumpit e pranishme në takimin e sotëm midis Kosovës dhe Serbisë

Pjesë e diskutimeve të sotme midis Prishtinës dhe Beogradit në Uashington ishte edhe Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga mediet serbe.

Sipas mediumit B92, “Ivanka Trump i është bashkuar takimit…”.

Vajza e presidentit Trump është e pranishme pothuajse në të gjitha takimet diplomatike.

Pas këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për medie, i cili tha se janë bërë hapa të mëdhenj para drejt një marrëveshjeje.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por ka shtuar se nesër pritet të ketë nënshkrim të asaj që sot janë dakorduar.

“Jemi takuar me O’brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, është shprehur Hoti.

“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhë dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka deklaruar ai.

“E kemi bërë një progres në cështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh. As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”, ka shtuar kreu i Qeverisë.

“Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com