
Një vajzë e zhdukur është dërguar në stacionin policor në Ferizaj, mirëpo, vajza raportohet të jetë dhunuar nga persona të panjohur, njofton Insajderi.
Siç raportohet nga Policia e Kosovës, dyshohet se vajza ka qenë viktimë e dhunës seksuale.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroria, ndërkaq zhdukja e vajzës ishte raportuar më datë gjashtë gusht.
“Është raportuar se viktima femër, e raportuar si person i zhdukur, është sjellë në polici dhe dyshohet se ka qenë viktime e dhunës seksuale nga persona të panjohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com