Vajza nga Ferizaji e dyshuar “si e vrarë” u keqtrajtua fizikisht

Vajza nga Ferizaji e dyshuar “si e vrarë” u keqtrajtua fizikisht

18 vjeçarja që u dërgua e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt, po dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht e më pas ka gjetur vdekjen.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se me vendim të prokurorit, është ndaluar një person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes”.

Të dielën një vajzë e vdekur u dërgua në Spital, ndërsa personat kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Por, Policia i kishte identifikuar disa orë më pas. /Insajderi.com