Vajza nga Peja që u raportua e zhdukur: “U martova sepse nuk kisha zgjidhje, më kërkonte para”

Vajza nga Peja që u raportua e zhdukur: “U martova sepse nuk kisha zgjidhje, më kërkonte para”

Dy vajza nga Peja kanë raportuar në polici se motra e tyre është zhdukur. Por, policia njofton se derisa ishin duke e raportuar rastin, viktima kishte telefonuar njërën nga to duke i thënë se është martuar.

Sipas policisë, ajo më pas u kishte dërguar një mesazh me zë, ku kishte thënë se nuk ka pasur zgjidhje tjetër, pasi sipas saj, i dyshuari me të cilin ishte martuar, i kishe kërkuar para, përcjell Insajderi.

“Pejë 16.02.2021 – 14:00. Me 17.02.2021 dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se motra e tyre është larguar nga shtëpia, dhe deri sa ishin duke raportuar rastin viktima kishte telefonuar motrën nga një numër telefoni i jashtëm duke thënë se është martuar, por pas pak ka dërguar një sms me zë ku ka thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër sepse i dyshuari kishte kërkuar para nga viktima”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar nuk ka më shumë informacione nga viktima e rastit./Insajderi.com