Vajza që u godit nga vetura mbrëmë në Mitrovicë dërgohet për trajtim në Turqi

Vajza që u godit nga vetura mbrëmë në Mitrovicë dërgohet për trajtim në Turqi

Vajza e cila u godit nga një veturë të martën mbrëma në Mitrovicë është në gjendje të rëndë.

Ajo pritet që nesër në mëngjes të dërgohet për trajtim në Turqi.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një veturë humbi kontrollin në qendër të Mitrovicës dhe goditi disa këmbësorë, një prej të cilëve është edhe vajza që pësoi më së rëndi.

“Vajza e vogël që pësoi nga aksidenti i mbrëmshëm në Mitrovicë, po vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ajo po trajtohet në QKUK, por situata s’po përmirësohet për shkak të lëndimeve të mëdha. Për shkak të gjendjes së rëndë, ajo do të dërgohet në Turqi për shërim”, ka thënë për ‘Jepi Zë’ një mjek i Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Insajderi.com