Vajzat rrihen mes vete në një shkollë fillore në Prizren, djemtë bëjnë tifo

Vajzat rrihen mes vete në një shkollë fillore në Prizren, djemtë bëjnë tifo

Një rrahje si në filma ka ndodhur dje në Komunën e Prizrenit. Por, këtë herë, përleshja ndodhi në mes të disa vajzave në oborrin e një shkolle fillore.

Në shkollën fillore “Haziz Tola” në Prizen, pushimi nga nxënësit u shfrytëzua për t’u kapur mes vete me boksa e shkelma.

Këtë herë, në rrahje u përfshinë disa vajza të shkollës që u kapën mes vete.

Derisa vajzat po mundohej t’i ndante dikush, nxënësit e tjerë të shkollës, siç edhe dëgjohet në video bënë tifo.

Gazeta Express ju sjell videon nga përleshja.