Austria ka pranuar kërkesën e Komisionit Evropian për dërgimin e vaksinave për Ballkanin Perëndimor.
Ministri i jashtëm i Austrisë, tha se ditë më parë kanë nënshkruar marrëveshje me të gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor, pasi janë zgjidhur të gjitha çështjet në lidhje me dorëzimin dhe aspektet ligjore.
Nga 651,000 dozash që do të dërgohen për rajonin e Ballkanit, 119 mijë janë ndarë për Maqedoninë e Veriut dhe të njëjtat do të financohen përmes fondeve IPA II të miratuara nga Komisioni Evropian në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
“Duke qenë se Ballkani Perëndimor është një përparësi e politikës së jashtme austriake, Austria menjëherë pranoi kërkesën e Komisionit Evropian në shkurt për të koordinuar shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe sot ju ka bërë thirje qytetarëve që të vaksinohen me qëllim që sa më shpejtë t’i kthehemi jetës normale dhe afërsisë mes njerëzve. /Insajderi.com