Vaksinimi anti-COVID, MSH: Tani një qytetar mund të caktojë termine për 10 të tjerë

Vaksinimi anti-COVID, MSH: Tani një qytetar mund të caktojë termine për 10 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se tani në platformën eKosova një qytetar mund të caktojë termine për 10 të tjerë.

Platforma për caktim të terminëve është https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të aplikoni dhe caktoni termine për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të zbatoni masat kundër COVID-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit COVID-19 është i lartë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës, ndërsa 318 mijë e 99 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com