Vaksinimi anti-COVID në Veri, PDK thërret konferencë për media

Vaksinimi anti-COVID në Veri, PDK thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë një konferencë për media për shkak se Serbia ka filluar vaksinimin për COVID-19 në Veri të Kosovës.

Konferenca do të mbahet në ora 12:00 në selinë e kësaj partie, njofton Insajderi.

PDK të premten ka qenë e zëshme me reagime, duke kritikuar Qeverinë Hoti për vaksinimin që po zhvillohet në Veri. /Insajderi.com