Vaksinimi do të fillojë nga Shtëpia e të Moshuarëve

Vaksinimi do të fillojë nga Shtëpia e të Moshuarëve

Duke iu referuar personave të moshuar, specifikisht atyre në shtëpinë e pleqve, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se, “vaksinimi për gripin sezonal do të fillojë nga të moshuarit”.

“Mosha e artë është po ashtu kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë dhe imuniteti i tyre mund të ketë vështirësi për t’u përballur me ndonjë grip, vaksinimi kundër gripit sezonal do ta fillojmë këtu”, ka shkruar ai.

Ministri i Shëndetësisë ka vizituar të enjten Shtëpinë e Pleqëve, në të cilën ka pasur sesion këshillmor dhe janë shpërndarë këshilla për të moshuarit sesi të mbrohen nga pandemia.

“Detyrimi për përkujdesje ndaj të moshuarve është edhe përgjegjësi morale”, ka potencuar ndër tjerash Zemaj. /Insajderi.com

Ditën e sotme të punës e nisa nga Shtëpia e të Moshuarve, për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve…

Gepostet von Armend Zemaj am Donnerstag, 1. Oktober 2020