Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar që familjarët e të burgosurve në Hagë të jenë prioritet i Qeverisë për vaksinim kundër COVID-19, njofton Insajderi.
Këtë kërkesë Sherifi e ka arsyetuar duke thënë se të burgosurit nuk po mund të realizojnë njërën nga të drejtat themelore të të drejtave të njeriut: vizitën e familjarëve të tyre, për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Vaksinimi i familjarëve të të burgosurve që mbahen në Hagë të jetë prioritet i shtetit! Duke qenë i vetëdijshëm për vështirësitë e qarkullimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së për shkak të pandemisë me COOVID-19 dhe faktit që për gjashtë muaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nuk kanë mundur të ralizojnë njërën nga të drejtat themelore të drejtave të njeriut: vizita e familjarëve të tyre.
Mendoj se krahas kategorive të rrezikuara për shkak të moshës apo sëmundjeve të ndryshme, në kategorinë e njerëzve që duhet të kenë përparësi në vaksinimin kundër këtij virusi duhet të jenë edhe familjarët e personaliteteve të lartpërmendura”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com