Pothuajse gjithë kabineti qeveritar i Maqedonisë së Veriut e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës anti-COVID. E deri" />

Vaksinimi në Maqedoninë Veriore, qytetarët marrin vaksinën kineze, politikanët Pfizer-in

Vaksinimi në Maqedoninë Veriore, qytetarët marrin vaksinën kineze, politikanët Pfizer-in

Pothuajse gjithë kabineti qeveritar i Maqedonisë së Veriut e kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës anti-COVID. E derisa po krijojnë imunitet kolektiv qeveritar, në fushën e gazetarisë janë vaksinuar vetëm punonjësit mediatikë të moshës mbi 40-vjeçare, ndërsa të tjerët edhe pse përballen drejtpërdrejtë me rrezikun për infektim me Coronavirus, ende nuk dinë se kur mund të vaksinohen, shkruan Insajderi.

Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në shtetin fqinj, Nikolla Dimitrov, e pranon që gazetarët ushtrojnë profesion shumë të rëndësishëm dhe shtoi se edhe gazetarët do të vaksinohen në periudhën në vazhdim.

“Mendoj se ka një muaj kur u vaksinuan një pjesë e gazetarëve, sipas disa kriteresh. Seleksionimi është bërë përmes SHGM-së. Mendoj se këto ditë përsëri do të përgatitet diçka e ngjajshme. Pajtohem se keni profesion shumë të rëndësishëm, informimin e publikut. Kështu që një pjesë jeni e atij grupi prioritar, që jeni të rëndësishëm për funksionimin demokratik të shtetit tonë, posaçërisht në kushte pandemie” tha Dimitrov.

Ndërkaq, i pyetur se si ka mundësi që përfaqësuesve të Qeverisë së RMV-së po mund të vaksinohen me vaksinën Pfizer, me të cilën mund të udhëtojnë në vendet e BE-së, ministri i Drejtësisë i vendit fqinj, Bojan Mariçiq, tha se nuk e kanë zgjedhur vaksinën dhe se janë vaksinuar kur ju ka ardhur radha.

“Unë jam i sigurt se i keni ndjekur 2 javët e kaluara kur kryeministri dhe shumë ministra të tjerë, gjysma e tyre janë vaksinuar me vaksinë tjetër, me Sinofarm dhe jo Fajzer. Ne po vaksinohemi si qytetarët e tjerë që po vaksinohen sot. Kështu që nuk ka asnjë privilegj në këtë drejtim dhe as nuk jemi informuar dhe as nuk kemi pyetur me cilën vaksinë do të vaksinohemi”, tha Mariçiq.

Pasi e morën vaksinën së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, Dimitrov tha se arsyeja që kanë thirrur media kur e kanë marrë vaksinën është që të ju tregojnë qytetarëve se edhe ata që apelojnë se duhet vaksinuar, e marrin vaksinën kundër COVID-19. /Insajderi.com