Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka pranuar sot dozën e parë të vaksinës anti-COVID në sallën për vaksinim “Boris Trajkovski”.
Derisa mori vaksinën Sinofarm, Zaev u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me çfarëdolloj vaksine me qëllim që sa më shpejt të fitohet beteja me këtë virus.
“E kam pranuar vaksinën Sinofarm. Do të vazhdojë agjendën time pasdite”, ka thënë Zaev.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten në faqen ‘vaksinacija.mk’. Vaksinat janë të sigurta. Sa më shpejtë të përfundojë procesi i imunizimit, aq më shpejtë do të përfundojë kjo betejë me armikun e padukshëm. Nuk ka asnjë problem gjatë imunizimit të popullatës”, ka theksuar më tej ai. /Insajderi.com