Vaksinohet kryeministri Kurti

Vaksinohet kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vaksinuar i pari, njofton Insajderi.

Të dielën, kreu i ekzekutivit organizoi ceremoni në rastin e pranimit të 24 mijë dozave të vaksinave të cilat i mundësoi projekti COVAX.

Shumë liderë nëpër botë janë vaksinuar të parët, si një shembull që “vaksina është e sigurt”.

Por, Partia Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, kanë kundërshtuar që Kurti të vaksinohet i pari.

Në bazë të planit të Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që të vaksinohen 3 përqind e popullsisë në fazën e parë, për këtë duhen 54 mijë doza – Kosova ka siguruar 24 mijë tashmë.

Albin Kurti, ka pohuar se do të sigurohen edhe vaksina tjera, ndërsa ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore se 60 përqind e popullsisë do të vaksinohen. /Insajderi.com