
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është vaksinuar të premten kundër Coronavirusit me vaksinën AstraZeneca, shkruan Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku theksoi për personat që kanë dyshime së vaksinat janë të sigurta.
“Të dashur qytetarë, sapo u vaksinova me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.Për të gjithë ju që keni dyshime e hezitime, ju them se vaksinat janë të sigurta dhe ju lus që të paraqiteni sa më parë për të marrë dozën e parë të vaksinës. Shëndet”, shkroi Aliu.
Gjatë ditës së sotme eshtë vaksinuar më vaksinën AstraZeneca edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Unë dhe anëtarët e Komitetit, jemi të parët që jemi vaksinuar me AstraZeneca. Është vaksinë e sigurtë dhe mos iu besoni teorive konspirative. Deri tani mbi 12 mijë gjilanas janë vaksinuar dhe i ftoj edhe të tjerët që të aplikojnë dhe të shkojnë për ta marrë vaksinën. Është e vetmja mënyrë për t’u mbrojur nga ky virus”, ka thënë Haziri./Insajderi.com