Vaksinohet ministri Arben Vitia

Vaksinohet ministri Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë dozë e parë të vaksinës anti-COVID.

Vitia u vaksinua në qendrën e vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Ai mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, ndërsa pas vaksinimit pritet të deklarohet për media.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Ndërsa, vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine. /Insajderi.com