Valbon Krasniqi: 15 pacientë që po trajtohen për Coronavirus janë në gjendje kritike

Valbon Krasniqi: 15 pacientë që po trajtohen për Coronavirus janë në gjendje kritike

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka deklaruar se 39 pacientë janë duke u trajtuar në respiratorë, 15 nga këta të intubuar në gjendje shumë kritike, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur infektologu Krasniqi, gjendja e përgjithshme e pacientëve është jashtëzakonisht e rënduar, e që 370 të shtruar janë me oksigjenoterapi të vazhdueshme.

Krasniqi tutje theksoi se me zbatimin e masave të rekomanduara nga institucionet shëndetësore, do të ketë ulje të fluksit dhe presionit për shtuar kapacitetet e reja me shtretër dhe personel shëndetësor.

“Ne sot nëpër spitalet rajonale dhe klinikat e QKUK-së kemi të shtrirë 599 pacientë. Qoftë të konfirmuar ose të dyshuar që janë në pritje të rezultateve me COVID. Nga këta 257 janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe 342 në spitalet regjionale. Gjendja e përgjithshme e tyre është jashtëzakonisht e rënduar. Kemi 39 pacientë që janë të kyçur në respiratorë, 15 nga këta të intubuar që i vlerësojmë në gjendje shumë kritike. Nga ky numër i përgjithshëm i të shtretërve në klinika dhe spitale regjionale 370 pacientë i kemi me oksigjeno-terapi të vazhdueshme”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com/