Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës ka publikuar listën me emrat e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret në konkursin për drejtor të këtij institucioni, njofton Insajderi.
Pjesë e garës janë pesë doktorë: Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata, Basri Lenjani dhe Valbon Krasniqi.
Listës i është shtuar edhe infektologu Valbon Krasniqi, i cili aktualisht është ushtrues i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së./Insajderi.com