Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim të dërgojë ambasadorin Valdet Sadiku, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë, i përkohshëm në Ëashington, për të mos e lënë vakant pozitën e ambasadorit në vendin më të rëndësishëm për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për klan kosovën.
Sadiku, pas marrjes se pëlqimit nga vendi pritës, pritet që së shpejti të udhëtojë drejt SHBA-ve.
Valdet Sadiku është diplomat i karrierës dhe përveç pozitës si Drejtor i Departamentit për Çështje Rajonale në MPJD, në të kaluarën ka shërbyer edhe në Zagreb dhe Beograd si shef i misionit.
Ditë më parë, Vlora Çitaku e ka përfunduar mandatin e saj si ambasadore e Kosovës në Washington DC dhe tashmë është kthyer në Prishtinë./Insajderi.com