Valdete Daka tregon se çka diskutoi me presidentin Thaçi

Valdete Daka tregon se çka diskutoi me presidentin Thaçi

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është takuar sot me presidentin Hashim Thaçi, për të diskutuar lidhur me situatën politike dhe mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ajo pas këtij takimit, ka deklaruar se nuk është diskutuar për datë të zgjedhjeve pasi që thotë se ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë kushtetuese.

“U diskutua për afatet kushtetuese në qoftë se mbahen zgjedhjet”, ka thënë Daka.

Sa i përket buxhetit, Daka tha se kjo është çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet.

“Do të diskutohet pasi të shpallen zgjedhjest nëse shpallen, KQZ kërkon mjetete e nevojshme nga qeveria pasi që ky vit nuk ka qene vit zgjedhor. Nëse shpallen zgjedhjet, KQZ do të veproj sikur herave tjera. Nuk është diskutu për data pa u shterrë të gjitha mundësitë kushtetuese”, tha Daka para gazetarëve.