Valdete Daka infektohet me Coronavirus

Valdete Daka infektohet me Coronavirus

Kryetarja e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus.

Gazeta Online Insajderi merr vesh se kjo është arsyeja që Daka nuk po e kryeson mbledhjen e këtij komisioni e cila ka filluar në orën 13:40.

Në mbledhjen e së mërkurës së KQZ-së pritet të rekomandohet kandidati i radhës për deputet që do të zëvendësojë Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit mori postin e presidentes së shtetit./Insajderi.com