Valdete Daka mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Valdete Daka mban konferencë të jashtëzakonshme për media

Kryetarja e shkarkuar e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media sot në orën 11:00, njofton Insajderi.

Konferenca do të mbahet në hapësirat e KQZ-së.

Daka është shkarkua dje nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nën arsyetimin se Daka me veprimet e saj, sidomos në zgjedhjet e fundit, ka cenuar pavarësine dhe integritetin e KQZ-së.

Në vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e zonjës Daka nga detyra thuhet se “Kryesuesja e KQZ-së me veprimet e saj, sidomos gjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka cënuar pavarësinë dhe integritetin e KQZ-së. Kryesuesja e KQZ-se, në shumë raste, nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur ndaj polarizimeve politike, duke pamundësuar kështu balancën e nevojshme në këtë organ. Në fakt, në disa raste, sjelljet e kryesueses janë të njëjta me ato të disa përfaqësuesve të partive politike në KQZ. Rrjedhimisht, kryesuesja qoftë me veprim apo mosveprim, ka kontribuuar ne përshkallëzimin e situatës gjatë mbledhjeve te këtij organi”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentes Osmani. /Insajderi.com