Valdete Idrizi premton banesa për të pastrehët

Valdete Idrizi premton banesa për të pastrehët

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, premton të bëj zgjidhje për familjet e pastreha.

Këtë zotim ajo e bëri gjatë takimeve që ka zhvilluar me banorë të Bairit, Shipolit dhe Iliridës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Idrizi theksoi se për shkak të rrethanave që ka pasur Mitrovica, strehimi ka qenë dhe mbetet një problem shumë i rëndë, për çka nevojitet angazhim dhe projekte konkrete. “Mitrovica ka pasur shumë të zhvendosur, sidomos nga veriu, mandej familje që nuk kanë as parcela dhe as mundësi për të bërë zgjidhje sa i përket strehimit. Në kuadër të mandatit të ardhshëm qeverisës në Mitrovicë, që do ta fitojmë me mbështetjen tuaj, planifikojmë që të bëjmë zgjidhje për rastet sociale nëpërmjet ndërtimit të objekteve të banimit në parteneritet publiko-privat”.

Në këto takime kandidatja e PDK-së, ka folur edhe për rritjen e efikasitetit të administratës komunale.

“Do të zbatohen praktikat më të mira evropiane sa i përket shërbimeve të administratës, në mënyrë që të lehtësohen procedurat për qytetarë”, tha ajo.

Në këto takime Idrizi shoqërohej edhe nga kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë pritur ngrohtë në të gjitha vizitat që kanë zhvilluar.