Valë e re emigrimi? – autobusët për Beograd përplot me njerëz

Valë e re emigrimi? – autobusët për Beograd përplot me njerëz

Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe partisë së AKR-së, në Stacionin e Autobusëve janë vërejtur numër më i madh i qytetarëve kosovar të cilët kanë udhëtuar drejt Beogradit.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht Interaktiv në KTV që publikoi pamje nga Stacioni i Autobusëve ku shiheshin një numër më i madh i njerëzve që prisnin aty.

Një numër më i madh njerëzish është parë sonte në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Dëshmitarët i kanë thënë KTV-së se shumë prej tyre janë nisur në Gjermani, e të tjerë kanë marrë informacione për mënyrën e arritjes atje, që mund të paralajmëroj një valë të re ikjesh.

Posted by Interaktiv – KTV on Monday, 4 September 2017

Autobusi i fundit që niset drejt Beogradit është ai i orës 23:00.

Insajderi ka kontaktuar me Stacionin e Autobusëve të Prishtinës, ku ka kërkuar të marrë informacione për rezervim të biletës.

Kujdestarja në Stacionin e Autobusëve konfirmoi se sonte ka pasur më shumë sesa zakonisht udhëtarë të interesuar për të udhëtuar në Beograd.

“Po pak më shumë sesa zakonisht udhëtar”, ka thënë kujdestarja në Stacionin

“Normalisht se ka pasur më shumë sesa zakonisht, por sa ka pasur saktë nuk e kam këqyrë”, ka thënë ajo.

Pwr kwtw ka raportuar edhe Indeksonline, që ka publikuar disa fotografi që flasin për grupe të mëdha të të rinjve nga rajone të ndryshme të Kosovës, të cilët presin në radhë për të hipur në autobusët e linjës Beograd dhe Suboticë, ku më shfrytëzojnë rrugët ilegale për të kaluar kufirin e BE-së.

Ndonëse Hungari ka kohë që ka mbyllur shtigjet e saj rreth kufirit me Serbinë ende nuk është e qartë rrugët që po shfrytëzojnë këta të rinj.

Edhe pse viti 2014 njihet për mbi 45 000 kosovarët që imigruan drejt shteteve të perëndimit, ky fluks ka vazhduar edhe gjatë vitit 2016 dhe 2017, ndonëse në ritme më të vogla./Insajderi.com