Valon Murati rizgjedhet kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Valon Murati rizgjedhet kryetar i Lëvizjes për Bashkim

Lëvizja për Bashkim ka mbajtur sot Kuvendin e nëntë të punës, në të cilën është zgjedhur edhe kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm.

Kryetar, në mandatin e tij të dytë, u zgjodh Valon Murati.

Ndërsa Këshilli i ri i Përgjithshëm përbëhet nga 32 anëtarë.

Pas diskutimeve nga anëtarët e kuvendit u miratua raporti i punës dhe ai financiar.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe lidhur me situatën politike me ç’rast u miratuan edhe konkluzionet e kuvendit. /Insajderi.com