Valon Syla rrëfen për sulmin ndaj tij

Valon Syla rrëfen për sulmin ndaj tij

Gazetari, Valon Syla, ka rrëfyer momentin e trisht të tij, ku u sulmua nga një person, njofton Insajderi.

Syla, në “Frontal” të T7, tha se një person agresor e ka goditur dhe dy tjerë kanë qëndruar anash.

“Jam mirë, nuk kom naj farë lëndimi të rëndë trupor. Sulmi nuk ka zgjatë shumë, Jam munduar të mos rrokem të tërhiqem. Personi që më ka sulmuar ka qenë vetë i 3, ata dy kanë qëndruar më anash. Ka qenë agresiv dhe më ka sulmu. E kam thirr menjëherë Policinë. Kur më kanë vërsulur jam larguar në një rrugë më poshtë. E kam pritur policinë”, tha Sylaj.

Publicisti tregoi se ishte në bank për ta kryer një pagesë teksa u sulmua nga një mërgimtar i cili më vonë u vet-dorëzua në polici.

Mu drejtu a je Valoni ti? Isha në bank për me kry një pages, mtha ‘a je ti’, unë i thash ‘Jo sjom’, më kapi përdore e më tha ‘a bon ti kurrë mos me dal në televizion edhe mos me fol kurrë’”, deklaroi Syla.

Shumë figura politike e kanë kundërshtuar sulmin për ta konsideruar si cenim të “lirisë së shprehjes”.

Valon Syla në anë të disa postimeve në Facebook kishte shkruar për diasporën shqiptare. Ai mori shumë kritika duke ia cilësuar këto mendime si ofenduese e provokative. /Insajderi.com