Valon Tolaj e quan “zagar” gazetarin Enver Robelli

Valon Tolaj e quan “zagar” gazetarin Enver Robelli

Sekretari Ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, e ka quajtur “zagar” gazetarin Enver Robelli.

“Karakteristikat më të theksuara të zagarit janë nuhatja dhe vrapimi. Këto cilësi çdo zagar i përdor në funksion te padronit, asnjëherë për veti.  Enver Robelli, i stimuluar nga padronët e tij, ka për obligim që të nuhas vazhdimisht rreth Aleancës. Rritja e peshës se saj, domosdo qe e detyron ate te filloj vrapimin dhe lehjet paralajmëruese”, ka shkruar Tolaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kjo deklaratë e tij vjen pas publikimit të një artikulli nga ana e Robellit, ku ndër të tjerash thuhet se “Haradinaj ndihet rehat në strofull me milionerë të korruptuar.”

“Shqetësimi i tij dhe lehjet e sotshme veç sa e bëjnë AAK-në  të ndihet me komode në kursin e saj opozitar, kundër kësaj qeverie dhe kundër marrëveshjeve te dëmshme. Zagarët megjithatë kurër nuk paraqesin rrezik. Padronët po. Atyre ja vlen t’u kushtohet kujdes.  Janë shume tinëzar”, ka thënë Tolaj./Insajderi.com