Vapë e temperatura të larta, ky është moti këtë javë

Vapë e temperatura të larta, ky është moti këtë javë

Mot i ndryshueshëm dhe me vapë pritet të mbajë sot dhe gjatë gjithë javës në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku thuhet se në vend parashihet të ketë vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.

“Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat  do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi”, thuhet në njoftim.

“Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e forte”, njofton IHMK. /Insajderi.com