Vargu i njëshave në ditarin shkollor të kandidatit për president

Vargu i njëshave në ditarin shkollor të kandidatit për president

Nëse nuk të ka shkuar shkolla, nuk do të thotë se nuk mund të jesh i suksesshëm në politikë. Madje, mund të jesh kandidat serioz për president si Rafet Rama, ani se njëshat e dyshat kanë dominuar ditarin shkollor.

Të tillë e ka pasur suksesin Rafet Rama, i propozuar nga Partia Demokratike Kosovës si kundërkandidat i Hashim Thaçit për president.

Insajderi ka siguruar ditarin e shkollës së mesme “Ramiz Sadiku” në Skenderaj për vitin shkollor 1990-1991.

Notat flasin për sukses të dobët mësimor të deputetit Rama, i cili një kohë të gjatë kishte qenë këshilltar i lartë i ish-ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe i ish-ministrit, Zenun Pajaziti.

Rama, i lindur në vitin 1971 në Prekaz, ishte 20 vjeç në vitin e katër të shkollës së mesme.

Insajderi ka kontaktuar sot me kandidatin për president, Rafet Rama, por ai nuk ka pranuar të flas për sukseset e tij në shkollë.

“Gjithçka pasi që të marrë vendim partia”, tha Rama kur u pyet për notat e dobëta. /Insajderi.com

10893885_10203245459433448_1475239953_n (1)

10901251_10203245455633353_1656646609_o (1)

3

Rafet-Rama-620x323