
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka diskutuar të hënën me ministrin e Jashtëm gjerman, Heike Mass për Ballkanin Perëndimor.
Këtë e bëri të ditur vetë Varhelyi me anë të një postimi në Twitter, ku tha se në këtë bisedë janë shkëmbyer mendime mbi këtë pjesë.
Tutje është përmendur edhe diskutimi mbi nevojën për zgjerim të Bllokut, që përfshinë negociata të para-pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne shkëmbyem mendime mbi Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të bërë përparim në procesin e zgjerimit të BE-së, duke përfshirë hapjen e negociatave të para-pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore sa më shpejt të jetë e mundur,” shkruan Varhelyi. /Insajderi.com
Good discussion with MFA @HeikoMaas today. Exchanged views on #WesternBalkans & the need to move forward #EU enlargement process, incl by launching accession talks with #Albania & #NorthMacedonia as soon as possible. Our support to the region in fighting #COVID19 continues. pic.twitter.com/q3PrDCXJkd
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 22, 2021