
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varheyly, beson se sa më shumë të vonohet procesi integrues për Shqipërinë e Veriu aq më shumë humbet besim i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi online në “Forumin Ballkan”, që po mbahet në Sofje.
“Është koha për të rikthyer besimin”, është diskutimi i këtij forumi.

Forumi në Sofje.
Meqenëse është mbajtur në Bullgari, ky shtet e ka një problem me Maqedoninë e Veriut; çështja e gjuhës – poqë po e pengon Maqedoninë e Veriut në procesin integrues.
Po ashtu u kumtua edhe një fakt; që 65 për qind e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor është e lidhur me BE-në.
Bashkimi Evropian si pjesë të politikave të jashtme e ka në plan investimin miliardash në Ballkanin Perëndimor.
Saktësisht investimi do të vlejë 30 miliardë euro. /Insajderi.com