Varhelyi: Me dërgesat e para që do të vijnë në qershor, do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë

Varhelyi: Me dërgesat e para që do të vijnë në qershor, do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se më dërgesat e para që do të vijnë në muajin qershor, do të vaksinohen i gjithë stafi shëndetësor, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë më kryeministrin Kurti, që të sigurojnë sa ma shumë vaksina në mënyrë që të vaksinohen të gjithë qytetarët.

“Me dërgesat e para dhe dërgesat që do të vijnë në muajin qershor do të keni të gjithë punonjësit shëndetësorë të vaksinuar. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që mund të bënim për të ndihmuar që të fillojmë fundin e pandemisë, sepse pandemia do të përfundojë vetëm kur të jemi të gjithë të vaksinuar. Kjo është vetëm dërgesa e parë. Do të vazhdojmë të punojmë me kryeministrin që të sigurojmë më shumë vaksina në mënyrë që të gjithë të vaksinohen”, tha Varhelyi.

Ai ka theksuar se ndihma që është bërë me pajisje mjekësore në muajin mars dhe tani më vaksina tregon kujdesin e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimore dhe Kosovën.

“Dua t’iu kujtoj që ne kemi qenë bashkë me Kosovën gjatë pandemisë. Kemi filluar marsin e vitit të kaluar duke ofruar pajisje mjekësore, maska, ventilatorë, vetura të autoambulancës, pajisje për Repartin e Kujdesit Intensiv dhe renovimin e spitaleve, si dhe e kemi ndihmuar ekonominë duke ofruar asistencë mikro-financiare për buxhetin e Kosovës në mënyrë që të mund ta luftoni pandeminë. Tani kemi ardhur te vaksinat që shpresoj se janë hapi i fundit në luftën kundër pandemisë, prandaj jam i lumtur të shoh sot të gjithë këta njerëz që po vaksinohen”, ka thënë ai në një konferencë për media./Insajderi.com