Varhelyi uron Kurtin: Lufta ndaj COVID-19 dhe Dialogu – çështje kyçe

Varhelyi uron Kurtin: Lufta ndaj COVID-19 dhe Dialogu – çështje kyçe

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, e ka uruar Albin Kurti për detyrën e tij të re si kryeministër i Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Varhelyi tha se shpreson që të punojnë së bashku në shumë drejtime, posaçërisht në luftën kundër COVID-19.

“Urime Parlamenti i ri dhe Kryeministri. Unë pres që të punoj bashkë me ju për të çuar përpara reformat në rrugën drejt BE-së dhe për të vazhduar luftën kundër # COVID19”, ka shkruar ai.

Në këtë urim Varhelyi e përmendi edhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, për çka rikujton se normalizimi i marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve mbetet kyç.

“Dialogu me Beogradin mbi normalizimin e marrëdhënieve mbetet kyç”, theksoi ai. /Insajderi.com