Varhelyi uron Osmanin, ia kujton se vazhdimi i dialogut me Serbinë

Varhelyi uron Osmanin, ia kujton se vazhdimi i dialogut me Serbinë

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka uruar Vjosa Osmanin për marrjen e postit të presidentit të Kosovës, njofton Insajderi.

Varhelyi ndër të tjera ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë është kyç.

“Urime Presidentes Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj. BE-ja pret me padurim të punojë me presidentin, me qeverinë dhe kuvendin e ri për t’i çuar përpara agjendën evropiane dhe reformat e ndërlidhura me BE-në, në interes të popullit të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është kyç”, shkroi Varhelyi në Twitter, raporton Zeri.info.

Vjosa Osmani u zgjodh sot presidente me 71 vota./Insajderi.com