Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, sot do të qëndrojë edhe në Maqedoninë e Veriut me rastin e mbërritjes së vaksianve të para kundër Coronavirusit të financaura nga Bashkimin Evropian, njofton Insajderi.
Bashkërisht me Varheliyn, në Shkup do të jetë edhe ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler.
Varhelyi pritet të realizojë takime me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ndërsa bashkë me Edtstadler dhe ministrin e Shëndetësisë të RMV-së, Venko Filipçe, do ta vizitojnë qendrën e vaksinimit “Boris Trajkovski” në Shkup.
Komisioni Evropian dhe Austria muajin e kaluar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të dërgohen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut.
Vaksinat janë financuar nga paketa 70 milionë euro që Komisioni Evropian e miratoi në dhjetor të vitit të kaluar. /Insajderi.com