Varianti i ri i virusit: Shënohet viktima e parë në Maqedoninë Veriore

Varianti i ri i virusit: Shënohet viktima e parë në Maqedoninë Veriore

Nga varianti i ri i virusit britanik është shënuar viktima e parë në Maqedoninë e Veriut pasi u konfirmua para ca ditësh, se ai ka depërtuar edhe brenda kufijve të shtetit fqinj, njofton Insajderi.

Ndërkaq, janë shtuar edhe dy raste të reja, duke bërë që për momentin në këtë vend të jenë tre raste me këtë lloj të virusit.

Këtë lajm e kishte konfirmuar mjeku nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”, Goran Kungulovski, në “Twitter”.

Sipas informacioneve dy rastet e reja që janë zbuluar, njëri është nga Shkupi dhe tjetri nga Ohri.

Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit. Ndërsa, rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë. /Insajderi.com