Varianti ri i COVID-19 paraqitet në Kosovë

Varianti ri i COVID-19 paraqitet në Kosovë

Varianti ri i COVID-19 është paraqitur edhe në Kosovë, njofton Insajderi.

Këtë e kumtoi gjatë një konference për media ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Nga 35 mostra sa janë dërguar për testim, tre kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri i cili ishte shfaqur në Britaninë e Madhe.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, tha ministri.

Zemaj dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kërkuan nga qytetarët që të respektohen masat anti-COVID. /Insajderi.com