Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Kjo për shkak të varrimit të babait të Kadri Veselit, Fazliu.
Deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra, tha se duhet të jenë në Mitrovicë në ceremoninë e varrimit.
“Po flas në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ku për shkak të varrimit të babait të ish kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli, PDK-ja është e obliguar ta lëshoj sallën meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë”, është shprehur Deliu – Kodra. /Insajderi.com