Varrosen babë e bijë në Llukë të Epërme të Deçanit, të cilët u aksidentuan në Gjermani

Varrosen babë e bijë në Llukë të Epërme të Deçanit, të cilët u aksidentuan në Gjermani

Të premten, në Llukë të Epërme të Deçanit, me pjesëmarrjen e një numri shumë të madh të qytetarëve, ju dha lamtumira e fundit 26 vjeçarit Valon Memaj dhe vajzës së tij 5 vjeçare, Luisa Memaj.

Valoni dhe vajza e tij u aksidentuan, me 16 korrik të këtij viti, në Dunningen të Gjermanisë.

Ndërsa me lëndime te rënda në trajtim intensiv mjekësorë ndodhet vajza e vogël, Albina 2 vjeçare.

Familjarët e Valonit kanë rrëfyer se ishin vetëm edhe pak ditë që ai të vinte në pushime në Kosovë.