Varrosen katër anëtarët e familjes që dje vdiqën në aksident trafiku në Vlorë

Varrosen katër anëtarët e familjes që dje vdiqën në aksident trafiku në Vlorë

Janë varrosur katër  anëtarët e familjes Gushi që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të premten, në autostradën Fier –Vlorë, shkruan Insajderi.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva janë përcjellë nga të afërm dhe qytetarë të Patosit për të varrezat e këtij vendi.

Familja u përplas nga një makinë që drejtohej nga 22-vjeçari, Igli Madani, i arrestuar pas ngjarjes, raporton ‘TvKlan’.

Ata udhëtonin me një makinë dhe si pasojë e aksidentit u rrokullisën disa herë derisa përfunduan në një kanal.

Përplasja për 4 anëtarët e familjes Gushi ishte fatale pasi humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa është deshte ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti.

Familja Gushi jetonte në Greqi. Ata ishin kthyer në Shqipëri dhe në momentin e aksidentit po udhëtonin për në jug për të kaluar pushimet verore./Insajderi.com