Varroset 19-vjeçari që u vra në Velipojë

Varroset 19-vjeçari që u vra në Velipojë

Të hënën është varrosur 19-vjeçari M.Z., i cili vdiq të shtunën në Velipojë, gjatë të shtënave me armë zjarri ku mbetën të vdekur edhe tre të tjerë, njofton Insajderi.

Atij i është dhënë lamtumira e fundit sipas ritualeve fetare myslimane.

19-vjeçari ishte viktima e pafajshme e ngjarjes tragjike në Velipojë.

Plumbi ia mori jetën në ditën e tij të parë të punës si kamarier dhe kuzhinier në hotel “Gocaj”, aty ku për shkak të një mosmarrëveshje mes dy familjeve, mbetën katër të vrarë, përfshirë edhe të riun M.Z., ndërsa dy të plagosur./Insajderi.com