Vartësit e Xhafer Tahirit më të votuarit në kryesinë e PDK-së në Vushtrri

Vartësit e Xhafer Tahirit më të votuarit në kryesinë e PDK-së në Vushtrri

Bajram Beqiri, Bujar Pllana, Melihate Basholli-Latifi, Fadil Hyseni dhe Bajram Mulaku janë pesë vartësit e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri të cilët kanë dal më të votuarit në kryesin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Vushtrri.

Në zgjedhjet e brendshme të PDK-së të cilat kanë përfunduar para një muaji, kryetarja e Grupit të Grave Asambliste të Vushtrisë, Melihate Basholli-Latifi e cila vjen po ashtu nga radhët e PDK-së, brenda partisë, ajo ka marr 28 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Në fakt vetë bashkëshorti i Melihate Bashollit-Latifi njihet për afërsinë e tij me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Në mesin e këtyre janë edhe Bujar Pllana që është Inspektor Sanitar, Bajram Beqiri, Fadil Hyseni dhe Bajram Mulaku që kryesojnë listën e më të votuarve në degën e PDK-së në Vushtrri.

Komuna e Vushtrrisë udhëhiqet nga Xhafer Tahiri i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Mirëpo derisa edhe brenda LDK-së janë duke u mbajtur zgjedhjet e brendshme u raportua se edhe në degën e Vushtrrisë të LDK-së kishte pas incidente këtë e ka mohuar Tahiri duke thënë se raportimet e tilla kanë qenë tendencioze. /Insajderi.com