Viktima e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka synim ta dërgojë përpara kauzën për krimet e luftës përmes ulësës që ka siguruar në Kuvendin e Kosovës, transmeton Insajderi.
Si njëra ndër gratë më të votuara në Kosovë, Krasniqi do të jetë zëri i atyre që përjetuan dhunë seksuale në luftën e fundit në Kosovë.
Vëllai i saj, thotë që kjo temë duhet të jetë çështje diskutimi në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Madje sipas vëllait të saj, Vasfije Krasniqi që historinë e saj të dhimbshme e rrëfeu publikisht aktin makabër të serbëve është e gatshme të ulët në një tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërkohë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, po vazhdojnë të aplikojnë tek Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Feride Rushiti tregon se kanë aplikuar edhe burra për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale.
Rushiti thekson që kjo temë duhet të ngritët në bisedimet me Serbinë. /Insajderi.com