Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është pjesë e listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, është deklaruar për herë të parë pas kandidimit, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook ajo thotë se kandidon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësojë të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
“Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfid dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoj me dëshirën ma t’madhe, dhe ju e dini përse!”, ka shkruar ajo.
“Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje. Falënderoj secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni”, shkruan tutje Krasniqi-Goodman. /Insajderi.com