Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, ka kërkuar që të bëhen publikë emrat e përdhunuesve në Kosovë, transmeton Insajderi.
Krasniqi thotë se në këtë mënyrë do të parandaloheshin rastet e ngjashme në të ardhmen.
“Ne duhet me qenë sa më të lirshëm me fol se dhuna nuk është që ndodh vetëm nëpër luftëra. Këto ndodhin për çdo ditë. Po ndodhin edhe në Kosovës, po ndodhin edhe më të miturat. Janë diku 20.000 raste të dhunës seksuale në Kosovë dhe se ato ende nuk janë dënuar”, ka thënë ajo në ‘ATV’.
“Duhet me fol dhe unë jam e pajtimit që dhunuesit, pa marrë parasysh, ata të publikohen me emër e mbiemër se kush janë se çka po ndodhë në Kosovë në ditët e sotme, me nxënës nëpër shkolla, me të fëmijë të vegjël dhe të mitur”, shtoi ajo.
“Unë mendoj se është e tmerrshme se për me parandalu diçka, atëher kur t’ja publikon emrin njërit e bllokon të dytin mos me vepru sepse dihet se del në publik dhe besoj se kjo do i zbraps pak ata”, theksoi ajo në ATV.
Krasniqi më tej shton se në Kuvend do të kërkojë drejtësi për viktimat e dhunës.
“Në rastin tim unë s’kam fitu drejtësi por do të luftoj për të tjerat dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë i kam hy politikës”, tha Krasniqi. /Insajderi.com